E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertuesit pro hapesirave te gjelbra

Ndërtuesit propozojnë që në këtë plan të përfshihet tradita e vjetër e ndërtimit ku 50% të sipërfaqjes e zë hapësira e gjelbër dhe gjysmën tjetër ndërtimi. Sipas tyre kjo do të jete pozitive për qytetin dhe vetë qytetarët të cilet do të kërkojnë të blejne apartamente e si rrjedhim do të ketë ulje të cmimeve të tyre.
Të gjithë janë në pritje të përfundimit të planit rregullues të kryeqytetit për t’i dhënë fund betonizimit të çdo hapësire publike apo private.
Shoqata e Ndërtueseve të Tiranës kërkon që interesat e ndërtuesëve të merren parasysh pasi janë të lidhura ngushtë me interesat e pronarëve të trojeve dhe vetë qytetarëve.
Sipas kreut të kësaj shoqate, është mirë që t’i rikthehemi traditës, 50% sipërfaqje e gjelbër dhe 50% sipërfaqje ndërtimi.
Sipas z.Kika është pozitive edhe dalja jashtë vijës së verdhë të Tiranës, sepse ploteson nevojat e qytetarëve por dhe imponon ndërtime më të ulëta.
Ndërtuesit e kryeqytetit janë në pritje qe pas muajit maj të nisë dhënia e lejeve të ndërtimit në mënyrë që industria e ndërtimit të jetë lokomotivë zhvillimi për Tiranën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›