E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgarët: Jo udhëtime drejt Greqisë


Qeveria bullgare u ka bërë thirrje shtetasve të saj të evitojnë udhëtimet në Greqinë fqinje e përfshirë nga një greve e përgjithshme dhe manifestime të dhunshme, në prag të një fundjave të gjatë katërditore pushimi në Bullgari.
"U kërkojmë bullgarëve të evitojnë udhëtimet e shkurtra në Greqi", thuhej në një komunikate nga Ministria e Punëve të Jashtme. Linjat hekurudhore kanë anuluar që prej dy ditësh udhëtimet nga Bullgaria drejt Greqisë, por postat kufitare janë të hapura për automjetet dhe autobusët. Zakonisht bullgarët preferojnë të shkojnë në Greqi me rastin e festave ortodokse si ajo e Shën Jorgos që festohet nesër. Një veprim i tillë pritet që të ketë pasoja të mëdha për shtetin grek sidomos gjatë kohës së verës. Greqia njihet si një nga pikat më të vizituara të globit gjatë muajve të verës. Por kriza ekonomike, përleshjet e përditshme si edhe rritja e kriminalitetit në vend janë arsye të mjaftueshme që përveç bullgarëve edhe shumë kombës të tjera pritet që të mos e vizitojnë për disa kohë shtetin ballkanas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›