E Diel, 1 Nëntor 2026

Piratët somalezë rrëmbejnë një naftëmbajtëse ruse



Piratët somalezë kanë arritur sërish që të marrin peng një anije, kësaj here anije është me të vërtetë e përmasa të mëdha. Piratët somalezë kanë rrembyer një anijë naftëmbajtëse ruse. Naftëmbajtësa ruse në kohën që u mor peng ndodhen Gjirin e Edenit dhe ishte nisur nga Sudani për në Kinë. Në gjirin e Edenit llogaritet që të kalojë çdo vit rreth 7 % e resurseve të naftës që posedon globi. Sulmi ka ndodhur rreth 500 kilometra larg brigjeve të Jemenit. Sipas autoriteteve ruse naftëmbajtësja "Moscoë University" mbahet peng bashkë me 23 marinarë në bord, që të gjithë të kombësisë ruse. Ky veprim pritet që të shkaktojën një përplasje diplomatike mes shtetit rus dhe atij afrikan, të Somalisë. Piratët somalezë kanë arritur që të kryejnë sërish një rrëmbim të përmasave të mëdha edhe pse ujërat ku ata veprojnë patrullohen prej forcave detare të Bashkimit Europian. Sipas informacioneve paraprake përflitet se në naftëmbajtësen ruse ka një kapital që kap shifrën e 52 milionë dollarëve amerikanë.
Sipas raportimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë në anijen e përmasave të mëdha kishte rreth 87 mijë tonë naftë, por gjithashtu kishte edhe shumë armatime si edhe tankë të vegjël.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›