Elbasan, makina bie në lumin Shkumbin, vdesin 2 persona

Dy persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Makina me targa të huaja, në të cilën udhëtonin viktimat, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekur shtetasit, Gëzim Sejko 56- vjeç dhe Fiqiri Kupe 46- vjeç.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e saj. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Paulesh të rrethit të Elbasanit, ndërsa mësohet se dy viktimat udhëtonin drejt Durrësit.