Bullgari-Greqi, shkatërrohet rrjeti i trafikimit të foshnjave

''Pesë persona u arrestuan në Varna, në lindje të Bullgarisë dhe nëntë në Greqi në këtë operacion të përgatitur që prej gjashtë muajve nga autoritetet e të dy vendeve'', theksoi Tsvetanov.
Ndërsa prokurori i Varnas, Vladimir Çavdarov, njoftoi se ''autoritetet konstatuan 14 raste ku gra shtatzëna, kryesisht me origjinë rome, shisnin fëmijët e tyre''.
Fëmijët lindnin në një spital në Lamia për t'u shitur po në këtë qytet, si dhe në Athinë, në Selanik dhe në Patra. Prokurori theksoi se “çmimi i foshnjave varej nga seksi dhe ngjyra e lëkurës".
Teksa çmimi i djemve shkonte në 25 000 euro për prindër adoptivë të cilët dëshironin ta shmangnin procedurën ligjore, një vajzë arrinte në 18 000 deri 20 000 euro. Prokurori theksoi se një pjesë shumë të vogël të këtyre parave e merrnin prindërit, ndërsa pjesa tjetër i mbetej trafikantëve.
/Start/
2011-01-25 17:53