Itali, vidhet nga varrezatarkivoli i Mike Bongiornos
ITALI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku persona të paidentifikuar kanë vjedhur arkivolin e prezantuesit të famshëm Mike Bongiorno.
Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, sipas të cilave arkivoli është vjedhur nga varreza në Danjente, lokalitet pranë Aronës, në provincën e Novarës.
Ndërkohë, guri i varrit është shkatërruar. Alarmi u dha nga një i moshuar, që vizitonte varrezën në mëngjes.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët e Parmës, të cilët kanë nisur hetimet. Sipas tyre, asnjë person deri tani nuk ka kërkuar para në këmbim të arkivolit, apo të ketë marrë përsipër vjedhjen e tij.
Ndërkohë, familjarët e Mike Bongiorno kanë mbetur të shokuar dhe pa fjalë. Ata thanë se ende nuk e besojnë të ketë ndodhur një gjë e tillë.
(e.n/BalkanWeb)