E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, arrestohet Agim Çeku

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, është arrestuar mbrëmë në Bullgari, ka njoftuar Ministria e Brendshme e këtij vendi.
"Agim Çeku është arrestuar në Geshevo, kur ai ka hyrë në Bullgari, në bazë të një kërkese të Interpolit", ka thënë zëdhënësja Diana Jankulova, duke shtuar se një gjykatë bullgare, gjatë ditëve të ardhshme, do të shqyrtojë rastin e tij. Në Prishtinë, arrestimin e tij në Bullgari, e ka konfirmuar edhe Partia Socialdemokrate e zotit Çeku. "Zoti Çeku është arrestuar në kufirin ndërmjet Bullgarisë e Maqedonisë në Qustendil, pas fletarrestit të Serbisë më 9 Maj", tha zëdhënësi i kësaj partie, Gëzim Kasapolli.
Sipas tij, ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, "ishte në Bullgari për bisedime me zëvëndës ministrin e jashtëm të këtij vendi dhe me njerëz të tjerë".
Zoti Kasapolli tha se bisedimet për lirimin e tij janë në zhvillim e sipër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›