E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksika/Përfshihet nga uragani Andres, 1 viktimë

Uragani Andres, i pari ciklon për sezonin në Paqësorin Lindor, ka prekur pjesën perëndimore të Meksikës të martën pasi shkatërroi Akapulkon dhe provokoi edhe vdekjen e një peshkatari. Stuhia e fuqishme shkaktoi dëme të mëdha duke përmbytur rrugë, fshatra, ndërsa dëmtoi rëndë edhe disa banesa. Stuhia Andres u transformua në një uragan të fuqishëm duke u shoqëruar me erëra të forta me shpejtësi deri në 120 km në orë. Drejtimi i stuhisë ishte nga veriu për t'iu afruar zonave bregdetare, bën të ditur Qendra Kombëtare Amerikane e uraganëve në Majami. Stuhia u lokalizua rreth 105 km në jugperëndim të portit dhe qytetit turistik të Manzanijos. Portet e Puerto Vallartas, Manzanijos dhe Lázaro Cárdenas janë mbylur të gjitha për shkak të pasojave që provokoi furtuna, e kryesisht nga dallgët shumë të larta në det. Autoritetet meksikane u kanë bërë thirrje të gjithë vendasve por edhe turistëve që të tregohen te kujdesshëm e të mos dalin gjatë kohës së stuhisë nga shtëpitë. Edhe të hënën, uragani Andres u shoqërua me reshje të dendura shiu dhe përmbytje masive në Acapulco. Për pasojë, një mashkull rreth të tridhjetave, u përfshi nga një dallgë e madhe, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›