E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, arrestohet cifti për trafikimin e 12 bebeve

SOFJE- Policia arrestoi sot një çift shtetasish bullgarë të cilët akuzohen se kanë dërguar ilegalisht për adoptim në Greqi mbi 12 bebe me shtetësi bullgare, njoftoi sot Ministria e Brendshme e Bullgarisë.
Burri, 38 vjeç, u mor në pyetje të dielën pasi ai u kap kur po përpiqej të kalonte kufirin drejt Greqisë. Ndërkohë që bashkëshortja e tij, 38 vjeçe, u arrestua dje në qytetin Nova Zagora, në pjesën jugore të Bullgarisë.
Ata akuzohen për dërgrimin ilegalisht në Greqi të mbi 12 grave bullgare të etnisë rome, të cilat ishin në muajin e fundit të shtatëzënisë.Pas lindjes, bebet do të njiheshin nga baballarë fiktivë, gjë që do të mundësonte nisjen e procedurave ligjore për adoptim ndërkombëtar.
Secila prej bebeve ishte shitur për një shumë prej 8 000 eurosh, nga të cilat 5 000 do të merreshin nga prindërit biologjikë, theksoi policia në deklaratën e saj.Sipas shefit të policisë rajonale në Sliven, Tchavdar Bojourski, i cili citohej nga agjencia bullgare e lajmeve Focus, "në këtë çështje ishin të implikuar një numër i konsiderueshëm nënpunësish, avokatësh dhe gjykatësish grekë".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›