Mbetet mister mbytja e 15 kosovarëve
PRISHTINE- Mbetet mister historia e mbytjes së 15 emigrantëve kosovarë në kufirin Hungari-Serbi. Aktualisht janë përfshirë në kërkime intensive policia kufitare hungareze dhe ajo serbe, por nuk është gjetur asnjë gjurmë as e trupave që mendohen të zhdukur dhe as e gjurmëve të personave që kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur mes 14 dhe 16 tetorit dhe 15 kosovarë kanë hipur në një barkë në lumin Tisa me qëllim për të kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Hungari. Zëdhënësi i policisë hungareze tha se në 15 tetor në afërsi të kufirit është gjetur një burrë dhe dy fëmijët e tij në gjendje kritike shëndetësore të shkaktuar nga hipotermia. Zëdhënësi i policisë hungareze shpjegon se pas këtij incidenti autoritetet kanë nisur një procedurë penale kundër këtij personi.
Tashmë në kërkime është përfshirë dhe policia serbe dhe një komision i përbashkët serbo-hungarez po punon për të zbardhur këtë ngjarje.
Ndërkaq Ministria e Jashtme e Kosovës nuk konfirmon vdekjen e asnjë kosovari në lumin Tisa dhe vazhdon ta trajtojë si rast të dyshuar. Sipas ministrisë, e gjithë kjo ngjarje bazohet në deklaratat e një personi kosovar që ndodhet në Hungari dhe asgjë nuk mund të konfirmohet. EULEX ka bërë të ditur se nuk ka lidhje me këtë histori dhe nuk mund të bëjë asgjë, vecse po të kërkohet ndihmë padyshim do ta japë atë.
(e.n/News24/BalkanWeb)