Pack: Pa kompromis nuk do të ketë shtet të Bosnjës
STRAZBURG- Eurodeputetja Doros Pack shprehet e zhgënjyer për faktin që liderët e Bosnjës nuk kanë pranuar ofertën e bashkësisë ndërkombëtare. Sipas saj nëse nuk do të ketë kompromis në Bosnje nuk do të ketë as shtet, duke rrezikuar kështu edhe hyrjen në BE si një shtet i vetëm.
“Nëse nuk do të ketë kompromis në Bosnjë, nuk do të ketë as shtet. Nëse Bosnja dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian, ajo mund të hyjë si shtet, por jo përmes entiteteve individualisht”, ka deklaruar në Strazburg, eurodeputetja Doris Pack.
Ajo ka thënë se është shumë e zhgënjyer për faktin që liderët e Bosnjës nuk kanë pranuar ofertën e bashkësisë ndërkombëtare. Doris Pack ka vënë në pah se edhe pas raundit të dytë të bisedimeve, që përfunduan pardje në Butmir të Sarajevës, nuk ka përparim.
“Kam përshtypjen se politikanët në Bosnjë nuk janë të interesuar të ndihmojnë vendin e tyre për t’u bërë shtet demokratik dhe funksional”, ka thënë Doris Pack. (m.a/rel/BalkanWeb)