E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet Pllavshic, ishte dënuar për krime kundër njerëzimit

SUEDI-Biljana Plavshic, e dënuar nga Gjykata e Hagës për krime kundër-njerëzimit, me vendimin e Qeverisë suedeze, lirohet parakohe nga vuajtja e dënimit. Më saktësisht, ajo do të lirohet më 27 tetor.
Ajo ka qenë kryetare e Republikës separatiste serbe të Bosnje e Hercegovinës dhe person me ndikim në Partinë demokratike serbe të Bosnjës, e cila ka organizuar spastrimin etnik të myslimanëve dhe të kroatëve gjatë luftës së viteve 1992-1995 në territoret e ish Jugosllavisë.

Qeveria e Suedisë, vendimin për lirimin e Pllavshiqit e ka bazuar në faktin se sipas praktikës juridike suedeze ajo tashmë ka vuajtur dy të tretat nga 11 vjet burgim sa ishte e dënuar nga Gjykata e Hagës. Liljana Pllavshic, aktualisht është në moshën 80 vjeçare dhe ishte e dënuar me gjithsej 11 vjet burgim.

Ky vendim i qeverisë suedeze është pritur me indinjatë nga boshnjakët dhe kroatët që jetojnë në Suedi, dhe të cilët në një farë mënyre kanë qenë viktima të politikës antinjerëzore të udhëheqjes së të liruarës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›