E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremic dënon marrëveshjen Maqedoni-Kosovë

BEOGRAD- Ministri i Jashëm serb Vuk Jeremic ka deklaruar se Beogradi i ka dërguar një notë të ashpër proteste autoriteteve maqedonase për marrëveshjen e kufijve me Kosovën. Jeremic shikon me skepticizëm edhe hapjen e e ambasadave në Shkup e Prishtinë.
“E ashtuquajtura marrëveshje e kufijve është rezultat i një vendimi arbitrar i institucioneve të Prishtinës e qeverisë së Shkupit, e cila është absolutisht e papranueshme për ne”- ka thënë Jeremic në një intervistë që do të dalë nesër në të përditshmen serbe Vecernje Novosti. Serbia ka reaguar ashpër ndaj kësaj marrëveshjeje që në momentin kur u deklarua se akordi ishte arritur.
“Qeveria e Shkupit- ka shtuar ministri i Jashtëm serb- është informuar se Beogradi po shikon mundësinë e marrjes së hapave të mëtejshëm.
Sipas medias së sotme kosovare ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Kosovës, Antonio Miloshoski s Skender Hyseni do të hapin ambasadat javën e ardhme duke firmosur njëkohësisht dhe një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›