Bullgari, betohet në një seancë ceremoniale parlamenti i ri
Parlamenti bullgar i dalë nga zgjedhjet e 5 korrikut, ku fituese u shpall partia e djathtë GERB, bëri sot betimin gjatë seancës ceremoniale të inaugurimit. Deputetët u betuan dhe u angazhuan në prani të presidentit Gueorgui Parvanov, patriarkut të Kishës Ortodokse, Maxim dhe të myftiut Alish Hadji, "të respektojnë kushtetutën dhe ligjet e vendit".
Seanca u drejtua nga deputeti më i moshuar, socialisti Andrei Pantev 70 vjeç. Partia GERB e kryebashkiakut të Sofjes, Boïko Borissov, u shpall fituese e zgjedhjeve legjislative, me rreth 116 deputetë në parlamentin prej 240 vendesh. Tre grupet e tjera parlamentare, Sulmi (ultranationaliste, me 21 deputet), Koalicion Blu (i djathtë, me 15 deputetë) dhe Rendi, (populistë me 10 deputetë) - kanë bërë të ditur tashmë vendimin e tyre për të mbështetur qeverinë që do të formojë GERB.
Koalicioni Blu, partner i GERB si pjesë e Partive Popullore Evropiane, është partneri i mundshëm i GERB në koalicionin e ardhshëm qeverisës.
Opozita përbëhet nga socialistët e kryeministrit në largim, Serguei Stanichev me 40 deputetë dhe nga partia e minoritetit turk "Lëvizja Për të Drejtat dhe Liritë" me 38 deputetë. Borissov, 50 vjeç, që pritet të marrë postin e kryeministrit, deklaroi se do të bëjë publike përbërjen e qeverisë së tij më 27 korrik. Ai premtoi gjithashtu se do t'i besonte opozitës kryesimin e disa prej komisioneve parlametare.
"Meqënëse populli pret nga ne ndryshimin, kemi vendosur t'i japim opozitës disa funksione kontrolluese", deklaroi ai për rrjetin televiziv "Nova Television".