E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 290 të infektuar nga virusi H1N1

Numri i personave të infektuar me virusin e gripit të derrave H1N1 në Greqi ka arritur në më shumë se 290, bëri të ditur sot Ministria greke e Shëndetësisë, duke shtuar se vaksinat kundër gripit do të jenë gati për përdorim në mesin e muajit shtator. Në mesin e rasteve më të fundit, 17 kanë ardhur nga jashtë vendit, gjashtë të tjerë si pasojë e kontaktit me pacientë të prekur nga sëmundja dhe për dhjetë të tjerë ende nuk dihen rrethanat e infektimit të tyre. Ndër 290 rastet që janë regjistruar deri më sot, 128 janë shëruar dhe pjesa tjetër po marrin mjekimet e duhura.
Periudha e pandemisë do të zgjasë nga 12 deri në 15 muaj dhe nuk përjashtohet mundësia që të zgjasë edhe për dy vjet, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Dimitris Avramopoulos. Vaksinat e gripit të derrit do të jenë të disponueshme nga 8 tetori deri në shkurt të vitit të ardhshëm. Ministri i Shëndetësisë deklaroi se shkollat publike dhe institucionet do të mbyllen vetëm nëse virusi do të pësojë ndryshime. Në rast se virusi do të shfaqet mjaft infektiv dhe do të përhapet me shpejtësi, pjesa e popullsisë që mund të infektohet mund të jetë më e lartë se 54 për qind. Ministri nuk e përjashtoi mundësinë e pasojave fatale nga ky virus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›