E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari, dorëhiqet ministri Nanev, akuzohet për mitmarrje

SOFJE- Ministri bullgar i Shëndetësisë, Bozhidar Nanev dha sot dorëheqjen pasi prokurorët e akuzuan për mitmarrje në lidhje me kontratat e barnave.
"Akuzat kundër personit tim janë absolutisht pa baza'', tha Nanev me anë të një deklarate.

Ndërkohë, prokurorët thanë se Nanev shkaktoi një dëm prej 1,67 milionë dollarësh duke nënshkruar dy kontrata dhjetorin e kaluar me kompaninë farmaceutike të barnave ''Roche Holding AG'' për shpërndarjen e ilaçit kundër gripit ''Tamiflu''.

Nanev është ministri i parë i akuzuar zyrtarisht për korrupsion në Bullgari, që nga rënia e komunizmit 20 vjet më parë. Nëse shpallet fajor ai mund të dënohet deri në 10 vjet burg.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›