Në Itali fitojnë padronët
Italianët vazhdojnë të votojnë Berluskonin dhe nuk ka skandal seksual që e ndal. Por më shumë se Berluskonin, këtë herë, në zgjedhjet lokale, me një rezultat të jashtëzakonshëm, kanë votuar Lega Nord të gjysmëparalizuarit Umberto Bossi. Kështu italianët, votuan për padronët (të djathtën e Berluskonit) dhe për “xhandarët” që të mbajnë në shënjestër e kërcënim emigrantët, pra Lega Nord. E majta nuk iu duhet italianëve dhe për këtë mendoj se e kam një përse.
Lega Nord rrëmben pjesën më të zhvilluar të Veriut të Italisë, duke i marrë dhe feta të mira partisë së Berluskonit. E gjithë fushata e kësaj partie ishte bazuar në poshtërimin dhe propozimin e masave ekstreme ndaj emigrantëve të rregullt dhe jo. Në këtë fushatë partia e Bossit u ndihmua si jo më mirë nga disa emigrantë shqiptarë, marokenë, egjiptianë, të cilët (hapu qiell!) shohin te Lega Nord partinë e të drejtave të tyre. Pikërisht këtë kërkon ajo pjesë e italianëve (bëhet gjithnjë e më i madh populli i abstenuesve) që shkoi për të votuar këtë të dielë: Rikonfirmimin e marrëdhënieve direkte me padronët e vërtetë dhe zgjedhjen e atyre që do t’i ndihmojnë të “mbajnë zap” shërbëtorët; pra emigrantët, që kujdesen për të moshuarit e fëmijët, që punojnë në ndërmarrjet e vogla e të mesme e përbëjnë sot krahun e punës më aktiv e të domosdoshëm për të ruajtur, megjithëse me vështirësi, nivelin e jetesës që italianët kanë pasur në gjithë këto vite.
Në Puljan përballë u rizgjodh President i krahinës ish-komunisti Nichi Vendola, duke treguar se nëse kanë nevojë për një të majtë, italianëve u duhet pikërisht kjo e Vendolës. E kam shkruar dhe në rubrika të mëparshme, por çdo zgjedhje në Itali më rikonfirmon bindjen se një e majtë që shtiret se mbron të brishtët e shoqërisë, por për vete mban privilegjet e të djathëtëve të pasur, nuk i duhet askujt. Në fakt, Nichi Vendola, largoi menjeherë prej tij njerëzit e korruptuar që merrnin ora roleks, pallto kashmiri e të tejra favore nga biznesmenë në këmbim të tenderave. Kjo është vlerësuar prej puljezëve, sidomos të rinjve, por e majta italiane në qendër nuk është si e Nichit. Punëtorët, studentët, mësuesit, (votues të së majtës tradicionalisht) jam shprehur dhe më parë, që nuk i shohin interesat e tyre të mbrojtura nga liderë që veshin xhaketa e këpucë që kushtojnë dukshëm sa rroga mujore e një mësuesi. Italia, më shumë se çdo popull tjetër evropian, flet shumë me veshjen që tregon një status të caktuar ekonomiko-politik. Derisa lidershipi majtist do të vazhdojë të flasë kundër Berluskonit, por do të vishet, jetojë si ai, italianët nuk kanë për ta votuar. Duke shpresuar të mos përfundojnë si në Greqi, votuesit italianë zgjodhën pragmatizmin e Berluskonit, “shkopinjt e gomës ndaj emigrantëve” të Umberto Bossit e ëndrrat e Nichi Vendolës. Për teoritë e D’Alemës e Bersanit, edhe këtë herë, pat pak hapësirë.
(BalkanWeb)