Kushner: Nuk ka BE për Kosovën e Bosnjen
OTAVë- Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kushner ka deklaruar që nga Kanadaja ku ndodhet për Samitin G8 se në BE nuk mund të hyjnë vende me probleme si Kosova dhe Bosnje Hercegovina, duke i krahasuar me Qipron.
Konkretisht kryediplomati francez i pyetur në Kanda lidhur me anëtarësimet në BE të Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës, ka thënë: "Nuk duam të përsëritet rasti i Qipros”. Ai bëri të qartë se në BE nuk do të pranohet një vend i ndarë.
Kushner ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian duhet të jetë këmbëngulës lidhur me Bosnje Hercegovinën dhe të vazhdojë të ketë prani jo vetëm ushtarake në këtë vend. Këto komente Bernard Kushner i ka bërë pas takimit të ministrave të Jashtëm të tetë vendeve më të industrializuara në Kanada ku po diskutohen cështjet më të ndjeshme globale, si Irani, Afganistani, Pakistani etj.
(m.a/News24/BalkanWeb)