E Diel, 1 Nëntor 2026

Koret raciste, Ivanov telefonon Topin: Greqia të ndryshojë sjellje

SHKUP- Presidenti i Maqedonisë ka shprehur keqardhe për thirrjet raciste greke ndaj vendeve fqinje sic janë Shqipëria e Greqia. Për incidentin në Athinë, Ivanov ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me kolegun e tij shqiptar Bamir Topin. Lajmi publikohet në agjencitë maqedonase.

Presidenti i Maqedonisë vlerëson se nuk janë të mjaftueshme vetëm shkarkimet e përgjegjësve të thirrjeve antishqiptare dhe antimaqedonase në paradën ushtarake në Athinë, por duhet ndryshime në qasjen e Greqisë ndaj fqinjëve.
“Me të vërtetë kjo më brengos, përshkak se në këtë kohë, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, akoma ka pjesëtarë të forcave të sigurisë të cilët shprehin gjuhën e urrejtjes”, deklaroi sot Ivanov.

“Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që para kreut shetëror të Greqisë, përfaqësuesit e forcave të sigurisë shprehin urrejtje. Është bregosës fakti se kësaj here janë lënduar ndjenjat edhe të maqedonasve dhe shqiptarëve. Pikërishtë për këtë dje biseduam me presidentin shqiptar Bamir Topi dhe shprehëm brengosjen për këtë që po ndodhë”. deklaroi Ivanov.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›