Rama letër Fule: Shumica mban peng zgjidhjen e krizës
TIRANE- Ndërsa përpjekjet për zgjidhjen e ngërcit politik vazhdojnë të rezultojnë jo frytdhënëse, kreu i opozitës Edi Rama i drejton një letër komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fule. Letra nis me shpresën dhe urimin për përfitimin e lëvizjes së lirë për të gjithë shqiptarët duke renditur më pas shqetësimet e opozitës shqiptare për përkeqësimin e situatës politike.
“Arsyeja e këtyre rreshtave nuk është ringritja e çështjes tanimë të njohur prej Jush dhe as rirreshtimi i të gjithë argumentave të opozitës shqiptare lidhur me domosdoshmërinë e hetimit të zgjedhjeve të shkuara për të shpëtuar nga korrupsioni zgjedhjet e ardhshme.
Këtu dëshiroj vetëm të ngre shqetësimin për rëndimin e mëtejshëm të gjendjes në Shqipëri, si pasojë e anashkalimit brutal të atyre dy elementëve të patjetërsueshme që Ju i vendosët në mesazhin e vizitës Suaj si piketat bazë të dialogut të domosdoshëm mes forcave politike për zgjidhjen e krizës së sotme politike në vend: Kushtetuta dhe transparenca” theksohet në letrën e kryesocialistit drejtuar komisionerit të BE-së.
Rama rithekson në letrën drejtuar komisionerit Fule se përmes transparencës opozita nuk kërkon të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve të shkuara, por kërkon që të mos lejojë që zgjedhjet e ardhshme të kushtëzohen nga ky mekanizëm korrupsioni. Rama shprehet se opozita theu bojkotin e parlamentit për të bërë realitet transparencën e zgjedhjeve dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e legjislativit për të mos hequr dorë nga kjo kërkesë. Në letër nënvizohet se mazhoranca po mban peng transparencën e zgjedhjeve.
“Lejomëni të nënvizoj se në këtë parlament, ku hymë e do qëndrojmë me vullnetin për ta bërë realitet transparencën, kutitë zgjedhore mbahen peng nga shumica jo vetëm në kundërshtim me Kushtetutën e ligjin që i’a heq shumicës të drejtën të kufizojë objektin e hetimit të kërkuar nga pakica, por edhe në kundërshtim me precedentin e legjislaturës së shkuar kur kutitë përkatëse u vunë pa asnjë problem në dispozicion të një komisioni hetimor” shkruan Rama
Kryesocialisti mbyll letrën e tij me shpresën se komisioneri Fule do të gjejë vendin dhe kohën për ta riadresuar problemin e transparencës , që sic shkruan ai nuk ka të bëjë me interesin e opozitës shqiptare si palë, po me interesin e shqiptarëve si popull për të bërë zgjedhje me standardet e çdo populli evropian.
(e.n/BalkanWeb)