E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, gjendje emergjence nga reshjet e borës

SOFJE- Reshjet e dëborës kanë bërë të pakalueshme rrugët në lindje të Bullgarisë dhe kanë detyruar vendosjen e gjendjas së emergjencës në gjashtë lokalitete në rajonin e Varnas dhe Burgas, njoftoi Mbrojtja Civile.Të gjitha rrugët e rajonit Dobritch qëndruan të bllokuara deri pasdite.Porti i Varnës si dhe aeroportet e Varnës dhe Burgas, dy aeroportet kryesore të qyteteve bullgare në Detin e Zi, u mbyllën për shkak të reshjeve të dëborës. Trasnportet në përgjithësi në Varna janë ndërprerë ndërsa shkollat janë mbyllur në pesë qytete të rajonit Dobritch.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›