E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet bazamenti i rrugës Rrëshen-Kalimash

KUKES- Të tjera dëmtime në autostradën Durrës-Kukës, ku këtë herë është ulja e bazamentit të tokës ku është ndërtuar rruga, fenomeni më i ri që po vihet re këto ditë në afërsi të fshatit Rreps të Mirditës. Korrespondeneti ynë Hil Gjaci ka filmuar pamje nga këto dëmtime, ku gjatësia e pjesës së dëmtuar nga ulja e bazamentit të tokës arrin deri në 200 metra, duke sjellë rrezik për automjetet. Në pjesën e dëmtuar vihet re ulje e tabanit për rreth 0,5 metër, ndërsa pranë uljes së rrugës duken edhe rrëshqitje të tabanit të autostradës. Mësohet se autostrada ka pësuar dëmtime pak ditë më parë në dy pjesë të saj por në të njëjtën korsi, njëra në afërsi të fshatit të Rrepsit dhe tjetra në afërsi të fshatit Gziq, po të Mirditës. Aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet vetëm në një korsi, pasi tjetra është bllokuar si pasojë e dëmtimeve, ndërsa janë vendosur tabela paralajmëruese. Pak kohë më parë News24 transmetoi pamje të carjeve që kishte pësuar autostrada në pjesën Kukës-Morinë, carje të cilat arrinin në disa centrimetra thellësi dhe gjërësi. Dëmtimet e fundit sipas specialistëve mund të bëhen vetëm duke vedosur plinta nga ura, cka kërkon një kosto prej më se 300 mijë euro.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›