E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset udhëheqësi i kryengritësve shiitë në Jemen

Udhëheqësi i kryengritësve shiitë në Jemen, të cilët po luftojnë kundër qeverisë, Abdul Malik Al Houthi, është plagosur, kanë njoftuar sot mediet shtetërore, duke cituar një zyrtar të qeverisë.

Fillimisht nuk kishte konfirmim të këtij lajmi nga ana e kryengritësve dhe nuk u ofruan detaje për atë se kur dhe ku është plagosur ai.

Agjencia zyrtare e lajmeve, Saba, deklaroi se Houthi është plagosur dhe se ai është dërguar në shtëpinë e tij, duke cituar me këtë rast zëvendësministrin e Jemenit për çështje të brendshme Sadek Aburasin.

Kryengritësit shiitë nga radhët e sektit Zaidi kanë filluar që nga viti 2004 kryengritjen e armatosur kundër forcave të sigurisë, pas ankesave për margjinalizimin e shiitëve.

Si pasojë e këtij konflikti deri me tani janë vrarë me qindra njerëz dhe janë zhvendosur me mijëra tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›