Bullgari, konfirmohetrasti i parë i vdekjesnga gripi A/H1N1
SOFJE- Në Bullgari u konfirmua rasti i parë i vdekjes i një personi të infektuar me virusin e gripit A (H1N1), ndërsa janë regjistruar edhe dy të sëmurë, njoftoi konsulentja kombëtare bullgare për epidemiologjinë, Mira Kozuharova.
"Rasti i parë i vdekjes si pasojë e virusit të gripit A (H1N1) në Bullgari është regjistruar para dy-tre javësh", deklaroi Kozuharova duke shtuar se prania e virusit është konfirmuar në mënyrë laboratorike edhe tek dy persona të tjerë, të cilët janë në gjendje të mirë.
Ajo nuk saktësoi se nga cila pjesë e vendit është i vdekuri si dhe personat e sëmurë duke shtuar se "Bullgaria është aq e vogël dhe shpesh udhëtohet, kështu që nuk është me rëndësi se prej cilit qytet është i vdekuri dhe prej nga ka ardhur virusi".
"Ajo që prania e virusit është dëshmuar do të thotë se ai ekziston në shoqërinë bullgare, si dhe gjithkund në hemisferën veriore", theksoi Kozuharova.
(e.n/mia/BalkanWeb)