Unioni i dështuar

Kur institucionet financiare të botës perëndimore kapitaliste nisën që të tronditen në vjeshtën e vitit 2008 – ndërsa disa nisën që të shkërmoqeshin menjëherë, e të tjerat ishin në prag të falimentimit – ndjesia e frikës dhe panikut u shtua shumë në korridoret e pushtetit. Cilët ishin hapat që është dashur të ndërmerren, për të parandaluar falimentimin dhe dështimin e plotë? Ministrat e financave dhe udhëheqësit botërorë u mblodhën me shpejtësi, në takime të gjata e të njëpasnjëshme, për të planifikuar zgjidhjet, me qëllim të përballimit të situatës.
Nga këto mbledhje doli strategjia e paketave financiare të shpëtimit, pra e derdhjes së miliarda dollarëve nga xhepat e tatimpaguesve, me qëllim që të shpëtohen gjigantët financiarë, të cilët po përballeshin me probleme.
Sipas pushtetarëve, këto para ishin premtimi për daljen nga kriza dhe stabilizimin e sistemin shumë të brishtë financiar. Nga ajo kohë ka kaluar pak më shumë se një vit, por nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, të paktën jo ajo që pritej.
Kur shtetet e para e gjetën veten e tyre në buzë të falimentit – shtete si Letonia, Estonia, Hungaria dhe më pas edhe Greqia – udhëheqësit politikë vendosën që t’u jepnin këtyre vendeve miliarda të tjerë, po nga paratë e tatimpaguesve dhe në shkëmbim kërkuan nga qeveritë e këtyre vendeve që të merrnin me urgjencë masat shtrënguese, për të reduktuar ndjeshëm shpenzimet buxhetore dhe kjo atë për disa vite me radhë.
“Ne bëmë atë që ishte e domosdoshme”, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas çdo faze të zhvillimit të krizës. Dhe udhëheqësit e tjerë të eurozonës tundnin kryet pas saj, në shenjë miratimi. E ndërkohë, pjesa më e madhe e këtyre udhëheqësve nuk e kanë as idenë më të vogël nëse ajo çka bënë ishte apo jo produktive për zgjidhjen e krizës.
Ajo çka shumë analistëve u duket shqetësuese është mendimi dhe madje bindja që kanë shumë politikanë dhe udhëheqës, se situata pas krizës do të jetë e njëjtë me atë para saj, pra që bota nuk do të ndryshojë. Për këta analistë, ky është një gabim shumë i madh i perceptimit. Ajo që ka ndodhur më së paku, do të shkaktojë një ulje të ndjeshme të rritjes ekonomike për një periudhë relativisht të gjatë kohore. Por fakt është se politikanët nuk po mendojnë për një gjë të tillë. Burrat dhe gratë që janë zgjedhur në detyrat e larta të qeverisjes së vendeve e kanë mendjen vetëm te një gjë: rizgjedhja në postet drejtuese dhe ruajtja e pushtetit.
Çdo gjë tjetër për ta është e dorës së dytë.
Nëse do t’i hidhnit një sy peizazhit politik, këto ditë, imazhi që do të përftonit është shumë i mjerë. Le të vlerësojmë me radhë disa shtete të Evropës.
Partitë politike në Belgjikë, Luksemburg dhe Holandë, që janë edhe vendet në zemër të projektit origjinal evropian, janë të bllokuara dhe të ngërthyera në beteja të pafund me njëra-tjetrën, në kriza qeveritare dhe zënka provinciale;
Në Evropën Lindore – Hungaria dhe Sllovakia, për shembull – po përballen me partitë nacionaliste, të cilat po ndezin zjarrin e urrejtjes dhe inatit në vendet përkatëse;
Në Greqi, qeveria aktuale është duke luftuar për të mbijetuar, pas trashëgimisë shkatërrimtare që e mori përsipër nga qeveria paraardhëse. Për dekada me radhë, vendi është drejtuar nga tri familje të vetme, që ia kanë shkëmbyer pushtetin njëra-tjetrës . Klani i kryeministrit aktual, Papandreu, është një prej këtyre familjeve. Dhe grekët në mënyrë pasive, apo aktive janë adoptuar me këtë sistem;
Situata nuk ndryshon aspak as në Itali: Vendi, një nga themeluesit e Bashkimit Evropian, ka tashmë disa vjet që nuk është në situatë të lakmueshme politike. Italianët janë fiksuar pas ekraneve të kanaleve private të magnatit të medieve, Silvio Berlusconi, i cili është edhe kryeministër i tyre. Ai vetë ka si objektiv parësor vetëm mbrojtjen e interesave dhe mbështetësve të tij në parlamentin e vendit, përmes miratimit të ligjeve të reja, synimi i vetëm i të cilave është që ta shpëtojnë atë nga përballja me gjykatat dhe me drejtësinë, me të cilat ka ende të hapura shumë hesape. Ndërkohë, opozita, thuajse nuk ekziston fare.
Për një kohë të gjatë, marrëveshjet francezo-gjermane kishin siguruar një kryesim, edhe pse minimal, në Evropë. Por edhe ato kohë kanë marrë fund tani. Le të shohim pak më me vëmendje çështjet e mëposhtme: a kemi nevojë në të vërtetë për një qeverisje ekonomike në Evropë? A duhet të ndalojmë funksionimin e fondeve private të investimeve? Cilat janë përmasat e reduktimeve të shpenzimeve buxhetore që duhet të merren në vende problematike? A ka nevojë ekonomia evropiane për një nxitje? Qeveritë e Gjermanisë dhe Francës po u japin të gjitha këtyre pyetjeve përgjigje kundërthënëse, ose në më të keqin e rasteve, nuk po u përgjigjen fare.
Po aq serioz është edhe fakti që udhëheqësit e këtyre vendeve jo vetëm që kanë mendime të ndryshme për sa u përket çështjeve thelbësore e globale, por ndryshojnë nga njëri-tjetri në mënyrë radikale edhe kur bëhet fjalë për mënyrën e kryerjes së gjërave: Nicolas Sarkozy është një “ego-maniak hiper-aktiv”, ndërsa Angela Merkel është shumë ngurruese në veprimet që kryen. Tashmë nuk mund të fshihet fakti se ekzistojnë tendosje mes Francës dhe Gjermanisë. Kriza evropiane nuk është një aksident i shkaktuar nga një ekonomi e globalizuar – por është rezultat i dështimit politik.
Ky kontinent i sëmurë ka mbi të gjitha nevojë për politikanë të rinj dhe më të mirë. Po çështja është se ku mund të gjenden njerëz të tillë? Ndërkohë nuk ka asnjë shenjë për ekzistencën e ndonjë Obame evropian, apo qoftë edhe dikujt paksa të ngjashëm me të.
Evropa është duke vuajtur një krizë të thellë të kryesimit, në një nga momentet më të rënda të krizës së saj. Kjo është veçanërisht e dukshme në Bruksel, në qendrën e Bashkimit Evropian.
Komisioni Evropian, që është edhe “mbajtësi” i traktateve evropiane dhe që e sheh veten në thelbin e atij që konsiderohet si projekti politik i shekullit, ka qenë thuajse krejtësisht jashtë loje, gjatë procesit të menaxhimit të krizave. Së pari ai heshti, për të mos rrezikuar rizgjedhjen e presidentit të Komisionit, Hose Luis Barrosos dhe me t’u konfirmuar ai në mandatin e tij të dytë, ai u përball me aq shumë fyerje, sa askush nuk e merr më seriozisht.
Më pas, ratifikimi i Traktatit të Lisbonës, dokumenti që pasoi Kushtetutën e dështuar evropiane, e vendosi Parlamentin Evropian në një pozitë thuajse të njëjtë me Komisionin. Parlamenti dhe Këshilli i Evropës që përfshin krerët e shteteve dhe qeveritë e 27 shteteve anëtarë të unionit, është bërë befas qendra e pushtetit në Bruksel dhe Komisioni Evropian po e ndjen veten “të shtypur” nga këto institucione me fuqi të shtuara.
(Der Spiegel)