E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti rumun, Basesku, viziton nesër Tiranën

Presidenti rumun, Basesku dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron do të priten me një ceremoni solemne në Pallatin e Brigadave nga Presidenti, Topi.

Pas takimeve të parashikuara në axhendën e dy Presidentëve, në prani të tyre pritet të nënshkruhet “Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Komunikacionit dhe Informacionit të Teknologjisë”, si dhe “Protokolli i Bashkëpunimit midis Porteve”.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Presidenti rumun do të takohet dhe me kryeministri, Sali Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjithashtu, ai do të zhvillojë takim me komunitetin arumun që jeton në vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›