BP zotohet të ndreqë dëmet ekologjike
Shefi ekzekutiv i kompanisë së naftës British Petrolium, Tony Hayward ka thënë se operacionet nënujore që po zhvillohen për të ndalur rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, po shkojnë mirë.
Hayward tha se shpreson që pjesa më e madhe e naftës së derdhur do të mbahet nën kontroll.
Ai tha se kompania BP është e angazhuar maksimalisht për të ndaluar rrjedhjen dhe për të pastruar detin nga ndotja.
Gjiri i Meksikës, tha ai, do të kthehet në gjendjen që ishte para shpërthimit gjashtë javë më parë.
Hayward tha se kompania e tij do të mbajë premtimin, sa i përket pastrimit të Gjirit.
"Ne do ta ndalim derdhjen, do të pastrojmë detin nga nafta, do të ndreqim çdo dëm të shkaktuar mjedisit dhe do ta kthejmë bregdetin e Gjirit në gjendjen që ishte përpara këtij incidenti. Ky është një angazhim absolut dhe ne do të vazhdojmë të jemi të pranishëm atje edhe pasi të ketë ikur media duke sjellë të mira përmes premtimeve tona", tha Hayward.
Hayward tha se me gjithë kërkesat financiare që rezultonin prej derdhjes, kompania do të mbijetojë.