Britania para sakrificave të mëdha
Britania do të përballet me vite të tëra sakrificash. Ekonomia e vendit është në një gjendje më të vështirë se sa mendohej dhe shkurtimet, kur të mbërrijnë, do të jenë të dhimbshme. Alarmin e dha David Cameron, kryeministri i sapozgjedhur i Britanisë.
Kreu konservator, në një intervistë të dhënë për “Sunday Times”, e vuri theksin dhe nënvizoi me forcë faktin e borxhit të madh publik,me të cilën përballet ekonomia e vendit.
“Nëse nuk bëjmë diçka,do të përfundojmë duke paguar interesat për borxhe 50, 60, 70 miliardë sterlina. Këto shifra janë çmenduri, më shumë se sa harxhojmë për edukimin e fëmijëve tanë apo për mbrojtjen e kombit”, u shpreh Cameron.
Po ashtu, ai hodhi poshtë pretendimet për rritjen ekonomike prej 3 përqindësh në vitin 2011, të hartuar nga qeveria laburiste.
“Nuk do të ketë asnjë trampolinë për të rimarrë veten, ndaj nuk duhet të bëjmë gjë tjetër veçse të përballojmë llogaritë e shtetit social, të sektorit publik dhe dimensionin e burokracisë të akumuluar gjatë këtyre viteve”, tha ai.
“Cilësia e një burri të mirë shteti qëndron në faktin e marrjes së vendimeve dhe përgjegjësisë për t’u shpjeguar njerëzve objektivat që fshihen pas sakrificave. Një borxh i madh duhet administruar mirë. Kryqëzimi i gishtave dhe pritja që gjithçka të kthehet vetë në vendin e mëparshëm nuk është zgjidhje”, u shpreh Cameron.