Izraeli refuzon Ban Ki Moonin
Izraeli ka hedhur poshtë propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, për formimin e një komisioni shumëkombësh, për të hetuar rrjedhën e ngjarjeve gjatë ndërhyrjes izraelite ndaj flotës së ndihmave për Gazën.
Zyrtarët theksuan se shefi i OKB-së kishte emëruar ish-kryeministrin e Zelandës së Re, Geoffrey Palmer, si kryetar të komisionit, që do të përfshinte përfaqësues nga Izraeli, Turqia dhe SHBA-ja.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e diskutoi sot këtë propozim me kabinetin e tij.
Anëtarët e kabinetit izraelit e kundërshtuan fuqishëm themelimin e këtij komisioni.
“Nuk mendoj se ka vend për hetime ndërkombëtare. Nuk e kuptoj përse kërkesa të tilla i vijnë vetëm Izraelit. Dihet mirë që ka pasur bllokada detare në vende të tjera të botës, shpesh herë të justifikueshme, si dhe shumë operacione ushtarake, nganjëherë fatkeqësisht edhe me viktima civile si në Afganistan, Irak apo Çeçeni. Nuk kam dëgjuar të njëjtat thirrje për hetime për këto vende. Më duket shumë hipokrizi”, deklaroi një zyrtar izraelit.
Thirrjet për hetime ndërkombëtare e kanë vënë Izraelin nën trysni më të madh për të shpjeguar se si ndërhyrja e forcave izraelite për të bllokuar lundrimin e flotës mori përmasa të përgjakshme.
Po ashtu një hetim i tillë mund të hedhë dritë edhe mbi motivet dhe planet e disa prej pasagjerëve të anijeve.
Izraeli i ka akuzuar disa nga aktivistët e flotës për terrorizëm dhe i ka identifikuar si provokatorë që çuan në ndërmarrjen e masave të forta nga forcat izraelite.
“Dje të gjithë e panë qartë dallimin mes një flotës të vërtetë të ndihmave dhe një flotës që sjell urrejtje, të mbushur me ekstremistë, që mbështesin terrorin. Në të dyja rastet Izraeli përdori të njëjtat metoda, u ofruam anijeve mundësinë të ankoroheshin në Ashdod, ku do të inspektoheshin për trafik armësh dhe pastaj ndihmat të dërgoheshin në Gazë,” tha Netanyahu.
Po sot, ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë katër militantë palestinezë, të cilët po përgatiteshin që nga deti të ndërmerrnin sulm kundër territorit të Izraelit.
Sipas ushtrisë izraelite, militantët palestinezë kishin pajisje të zhytësve dhe gjendeshin në një barkë buzë detit të Gazës, kur u qëlluan.
Edhe përkundër bllokadës së Gazës, Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit theksoi se do t’i dërgoj këtë javë dy anije me ndihma në Gazë, në përpjekjen më të re për ta thyer bllokadën e imponuar nga armiku i Iranit, Izraeli.
Abdolrauf Adibzadeh nga Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit i tha agjencisë shtetërore të lajmeve, IRNA, se tashmë u ka bërë thirrje vullnetarëve iranianë për të vepruar si punëtorë humanitarë dhe për ta shoqëruar anijen.
Është raportuar se Garda Revolucionare e Iranit ka shprehur gatishmëri për përcjelljen e flotave me ndihma për në Gaza, pasi nga një ndërhyrje e Izraelit në anijet për në Gaza, javën e kaluar, mbetën 9 aktivistë pro-palestinezë të vrarë.
Në anën tjetër, katërshja për Lindjen e Mesme, që përbëhet nga SHBA-ja, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, u takua dje, për të diskutuar për ndërhyrjen ushtarake të Izraelit në flotën e anijeve, që ishte nisur për në Gaza.
Takimi u organizua pasi që Izraeli refuzoi propozimin e Banit për hetim ndërkombëtarë të incidentit.
Njëherësh, Ministri i jashtëm i Francës, Bernar Kushner, ka thënë se Bashkimi Evropian mund të ndihmoj me monitorimin e trafikut për në Gaza, për të siguruar se furnizimet humanitare arrijnë në Gazën e bllokuar, por duke mos lejuar hyrjen e armatimit.