E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, kriza përgjysmon tregun e seksit

Turizmi seksual në bregdetin e Bullgarisë duket se është viktima e radhës e krizës ekonomike botërore, njoftoi së fundmi media bullgare, duke cituar studimin e një organizate vendëse. Prostitutat në plazh, të cilat janë zakonisht bullgare, ruse, ukrainase e moldave, duket se janë detyruar të ulin çmimet e shërbimeve të tyre për shkak se numri i turistëve të huaj ka rënë në mënyrë drastike dhe kjo gjë ka sjellë edhe reduktimin e klientelës. Agjencia e lajmeve BGNES thotë se tarifa për një orë për "seks standard" në Plazhin e Diellit, ka rënë nga 50-100 euro në vetëm 25 euro, ndërsa pagesa për të gjithë natën duket se është ulur deri në 40-50 euro. Disa nga prostitutat thonë gjithashtu se i kanë braktisur tutorët e tyre për shkak se nuk janë më në gjendje të paguajnë për "mbrojtjen" që ata ofrojnë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›