Financat: Nuk kemi çfarë të shpenzojmë
Shpenzimet e mëdha te projektet kryesore infrastrukturore brenda pjesës së parë të vitit ishin shkaku kryesor për ndalimin e investimeve, pas datës 3 gusht 2009. Ministria e Financave sqaron zyrtarisht vendimin e qeverisë, që nuk lejon zhvillimin e prokurimin publik për pesë muajt e fundit të vitit, me pretendimin se janë kontraktuar pjesa kryesore e investimeve. Të paktën, zyrtarisht deri në fund të qershorit si 6-mujor, qeveria ka prekur shifrën rekord të investimeve nga buxheti i shtetit, në masën e 260 përqindëshit. Zyrtarë nga Ministria e Financave qartësojnë se, "pjesa dërrmuese e tenderëve për investime publike nga burimet e brendshme është kryer gjatë kohës së fushatës dhe se nuk pritet të ndodhë ndonjë ndryshim i madh, me ndërprerjen e financimit". Ajo çka synon ministria mbetet te fakti i efikasitetit të produktit dhe zhvillimit normal të investimit, për kontratat e lidhura gjatë pjesës së parë të vitit dhe deri më 3 gusht. Pavarësisht këtyre deklaratave, në relacionin që shoqëron vendimin e qeverisë, përgatitur po nga Ministria e Financave, thuhet se ndërprerja e investimeve po bëhet për shkak të të ardhurave që pritet të jenë më të pakta. "Nisur nga të dhënat paraprake të realizimit të të ardhurave për 6-mujorin e parë 2009 dhe të parashikimeve të përafërta për realizimin e pritshëm të tyre deri në fund të vitit, del e nevojshme kufizimi i menjëhershëm i shpenzimeve operative dhe kapitale", thekson Ministria e Financave.
Justifikimi
Zyrtarët e ministrisë përpiqen ta zbusin impaktin që mund të japë bllokimi i investimeve pas datës 3 gusht. Ata shprehen se nuk do të ketë ndërprerje të plotë të investimeve, pasi në pikën e fundit të vendimit të qeverisë thuhet se, për rastet e projekteve konkrete dhe të mëdha, Kryeministri mund të lejojë çeljen e fondit. Ndër të tjera, ministria deklaron se nuk do të ketë investime për rrugët sekondare, pasi paratë e tyre shkuan për projektet e mëdha. Të paktën për 6 muajt e mbetur të vitit, buxhetit të shtetit i kanë mbetur edhe rreth 214 milionë euro investime. Praktikisht, edhe në rast se gjatë korrikut do të kryhen tenderime, buxheti do të arrijë të kursejë gati 10 për qind nga fondi total i investimeve publike. Pak kohë më parë, Kryeministri urdhëroi administratën publike që të kursente 10 për qind nga shpenzimet korrente, por qëllimi real, tani sipas vendimit të dy ditëve më parë, lidhej me investimet.
Plani
Borxhet e mëdha dhe shpenzimet e tepruara gjatë fushatës krijuan kushte për të anuluar tenderët pas datës 3 gusht, kur në fakt, kjo masë merrej pas nëntorit të çdo viti. Pavarësisht vendimit, ministria garanton se niveli i investimeve publike do të qëndrojë mbi realizimin e vitit të kaluar, duke siguruar zhvillim për vendin. Përjashtim nga masa e re bëjnë investimet e huaja, ku qeveria ka marrë përsipër shpronësimet dhe pagesat e kostove lokale si dhe grantet konkurruese.