"Nuk ka vend për alarm, i kemi marrë masat"
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se qeveria është e gatshme të importojë dozat e nevojshme të vaksinës Tamiflu për të parandaluar përhapjen e gripit të derrave.
Në një konferencë për shtyp, Kryeministri Berisha theksoi se situata po ndiqet me kujdes, për të përballuar çdo fazë, ndërkohë që përhapja e gripit është më e shpejta, krahasuar me të gjitha format e tjera pararendëse. Duke mos përjashtuar praninë e rasteve të tjera në vend me virusin e rrezikshëm, Berisha shtoi se situata nuk është dramatike, ndërsa siguroi se edhe nëse gjendja do të rëndohet masat janë marrë nëpër spitale dhe në kontingjentin e mjekëve të cilët do të trajtojnë pacientët.