Ftohet kërkesa për borxh nga qeveria
Qeveria shqiptare ka planifikuar të tërheqë vetëm 22 miliardë lekë borxh në tregun e brendshëm gjatë muajit gusht, shifër kjo më e ulëta e parë deri më tani gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë është porositur të emetojë 22.4 miliardë lekë (172 milionë euro) bono thesari dhe obligacione me afate të ndryshme. Në korrik, huamarrja qe 53 miliardë lekë, ndërsa në qershor, 29 miliardë lekë. Mesatarisht nga janari, qeveria ka tërhequr për borxh të ri dhe riemetime, mesatarisht 35 miliardë lekë në muaj.
Interesat e borxhit publik shënuan rekordin e vet shumëvjeçar në ankandin e fundit, kur interesi mesatar i ponderuar për bonot 12-vjeçare u rrit deri në 9.28 për qind. Vetëm një vit më parë, ai qe rreth 8 për qind. Interesat e bonove gjithsesi kanë tentuar të stabilizohen gjatë ankandeve të fundit dhe nuk e kanë kapërcyer kufirin prej 9.3 për qind. Stabilizimi ka ardhur gjerësisht si pasojë e uljes së kredimarrjes së brendshme në lekë nga qeveria dhe zëvendësimit të saj me kredi në euro, që u tërhoq në maj nga disa banka vendëse e të huaja.
Struktura e borxhit publik gjatë viteve të fundit ka ndryshuar. Politika e qeverisë është përqendruar në emetimin e më shumë titujve të borxhit me afat maturimi më të gjatë dhe kufizimin e emetimit të titujve afatshkurtër. Kjo strategji ka synuar çlirimin e qeverisë nga pushteti i bankave. Tregu i bonove të thesarit kontrollohet në masë të gjerë nga një grup i vogël bankash. Më herët, autoritetet kanë dyshuar se këto banka kanë shkaktuar mungesë të përkohshme interesi për bono thesari, duke sjellë edhe rritjen e interesave, duke përdorur kështu pozicionin e vet dominues. Në atë kohë, titujt e borxhit publik kishin një afat mesatar maturimi prej 40 ditësh, gjë që do të thoshte se gati çdo muaj, blerësit e fuqishëm të bonove mund të shkaktonin mungesë artificiale kërkese. Strategjia e re nuk e ka zgjidhur problemin e varësisë nga pak banka, por duke zgjatur afatin e maturimit, ka sjellë kosto më të lartë për buxhetin (për shkak se afati më i lartë nënkupton edhe interesa më të larta), ndërsa ua ka rralluar mundësitë bankave dominuese të shkaktojnë mungesë artificiale oferte. Autoriteti i Konkurrencës ka hapur sakaq një hetim për të parë nëse kjo gjë ka sjellë kufizim të konkurrencës dhe nëse mund të gjejë fajtorë për të gjobitur. Shqipëria përballet për herë të parë me fenomene të tilla dhe ekspertët besojnë se është shumë e vështirë që AK të mund të faktojë spekulimet në tregun e borxhit.