E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni, UTK pretlidhjet e paligjshmetë ujit në Sauk

TIRANë- Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë nisi sot prerjen e lidhjeve të paligjshme në tubacionet e furnizmit me ujë të pijshëm të zonës së Saukut, Tiranë, ndërsa paralajmëroi banorët për penalitete në rast se do të ndërhyjnë sërish në mënyrë të parregullt në tubacionin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Drejtori i Departamentit të Shitjes pranë UKT-së, Ilirian Shkëmbi, deklaroi sot gjatë aksionit të UKT-së për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në Sauk, se kjo zonë, jo më larg sesa 20 ditë më parë, furnizohej me ujë me një sasi rreth 5500 m/kub ne ditë, ndërkohë që me investimet që janë bërë, me rrjetin e ri që është shtrirë, është shtuar kapaciteti i furnizimit në gati 11 000 m/kub ujë në ditë.

Sipas tij, me këtë sasi uji në ditë përllogariten të furnizohen rreth 70 mijë familje, në një kohë kur Sauku numëron rreth 20 mijë banorë dhe me ujësjellësin kanë kontratë vetëm 1200 abonentë. Shkëmbi bëri të ditur se e gjithë kjo sasi shfrytëzohet nga familje që nuk kanë kontratë me ujësjellësin nëpërmjet lidhjeve të paligjshme në tubacione, duke u furnizuar 24 orë me ujë të pijshëm e duke privuar familje të tjera që janë të rregullt me ujësjellësin.

Ai tha se për rastet e përsëritura abuzuesit do të ndëshkohen me gjobë, e cila varion nga 10 deri në 50 mijë lekë. Nga ana tjetër, Drejtoria e Ujësjellësit u bën thirrje qytetarëve të lidhin kontrata me drejtorinë e ujësjellësit, në mënyrë që të furnizohen me ujë të pijshëm.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›