Pasaportat biometrikeBasha: Zyra aplikiminë Greqi dhe Itali
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se në ndihmë të pajsjes me pasaporta biometrike të shtetasve shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, do të hapen zyra aplikimi në Romë, Milano, Athinë e Selanik, ndërkohë që është lënë e hapur mundësia e hapjes së këtyre zyrave edhe në poste të tjera konsullore në vendet e BE-së.
Në një intervistë për radion "Deutsche Welle", ministri Basha, është shprehur se "në një perspektivë afatmesme, ka përfunduar një marrëveshje mes Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë koncesionare “Aleat” për hapjen e zyrave të aplikimit për pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit në Romë, Milano, Athinë e Selanik".
Kjo marrëveshje, tha Basha, "është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe do t’i paraqitet për miratim përfundimtar Parlamentit dhe menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, do të nisë procesi i aplikimit për kartat e pasaportat biometrike pranë këtyre 4 posteve konsullore dhe sipas nevojave edhe në poste të tjera konsullore, për t’u ardhur në ndihmë më afër qytetarëve shqiptarë që jetojnë në vendet e BE-së".
Ministri i Brendshëm bëri të ditur edhe masat që janë marrë në këto ditë të gushtit, në ndihmë të procesit të aplikimeve, kur për shkak të ardhjes së një numri të madh të emigrantëve, fluksi i aplikimeve për dokumentat e reja është rritur ndjeshëm.
(m.a/BalkanWeb)