Bullgari, ndalohenpagesat e shumavetë mëdha në kesh
SOFJE- Parlamenti bullgar ndaloi sot për herë të parë pagesat në kesh të shumave më të mëdha se 15 000 leva (7 670 euro), njoftoi kryetarja e komisionit të buxhetit, Menda Stoianova.
"Objektivi është që të mbeten gjurmë nga çdo kontratë për të verifikuar nëse partnerët kanë mjete ligjore për këto pagesa", shpjegoi ajo.
Transaksionet në kesh nuk janë ndaluar asnjëherë në Bullgari, madje edhe blerje të pasurive të patundshme mund të kryheshin në këtë mënyrë.
Masa e re ndaluese ka të bëjë si me personat moralë dhe me personat fizikë, shtoi Stoianova. Huadhënia e shumave të mëdha mes individëve duhet të bëhet me rrugë bankare.
Që nga viti 2010 bullgarët janë të detyruar të tregojnë në deklaratat e tyre fiskale huatë e marra nga individë.
Masa e re përfshihet në përpjekjet e qeverisë për të luftuar kundër kriminalitetit dhe korrupsionit për t'iu përgjigjur kërkesave të Komisionit Evropian i cili e kritikon vazhdimisht Sofjen në këtë fushë.
(e.n/ata/BalkanWeb)