E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona, Guardiola zgjat kontraten deri ne 2012

TIRANE- Trajneri i Barcelones, Pep Guardiola, ka rinovuar kontraten e tij edhe me nje vit tjeter, deri ne 30 qershor 2012. Kjo eshte bere e ditur nga klubi kampion i Spanjes ne futboll, qe saktesonte se firma me presidentin Sandro Rosell do te nenshkruhet ne ditet e ardhshme.
Zgjatja e kontrates se Guardioles erdhi siç e kishte parashikuar shtypi sportiv katalanas, para ndeshjes per te 8-tat e finaleve te Liges se Kampioneve ndaj Arsenalit, programuar per t'u luajtur ne Londer me 16 shkurt.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›