Bullgari, ndalohet serbi, trafikoi cigare kosovare
SOFIE- Një shtetas serb që trafikonte cigare kosovare është ndaluar sot nga policia kufitare bullgare. Sipas policisë shtetasi serb është ndaluar në vendkalimin kufitar mes Serbisë dhe Bullgarisë.
Atij i janë sekuestruar 272 pako të mëdha cigaresh Marlboro, të cilët sipas dëshmisë së të ndaluarit i kishte blerë në tregun e zi të Kosovës. Edhe policia bullgare konfirmoi se cigaret mbanin banderola kosovare, ndërsa në tregun e zi vlera e tyre me shumicë është vetëm 1 euro.
Gjatë kontrollit cigaret u zbuluan prapa radios, kanalet e ventilimit dhe nëpër dyert dhe pjesët e tjera të veturës të tipit Opel.
(s.g/Ina/BalkanWeb)