Zhdukje varrezave të makinave
08/09/2011 Qeveria nis fushatën e masave për pastrimin e territorit nga mbeturinat e automjeteve
Angazhimi i mësuesve si dhe apeli për kryetarët e bashkive dhe komunave
Kryeministri Berisha njoftoi dje hartimin e një plani të gjerë masash për pastrimin e territorit nga makinat jashtë përdorimit e të hedhura në mjedis, si dhe amendime ligjore, që parashikojnë masa më të forta shtrënguese si ndaj shkelësve të tij, ashtu dhe ndaj personave të ngarkuar me mirëmbajtjen e territorit. Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave, duke e konsideruar këtë çështje një plagë për vendin, që kërkon zgjidhje të shpejtë, Berisha i kërkoi ministrit të Mjedisit paraqitjen e vendimit për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri. “Në mënyrë të përsëritur do të ndalem te një plagë shumë e rëndë: ajo e plehrave. Ky është një fenomen nga i cili ne duhet të ndahemi, ndaj qeveria do të hartojë një plan shumë të gjerë për të bërë të mundur që të kristalizojmë një qëndrim tjetër e të mos e bëjmë vendin tonë ashtu siç nuk është, sinonim i asaj që nuk e meriton kurrë të bëhet. Një nga problemet e mëdha janë kodrat e ndryshkura që janë ngritur kudo nga automjetet e hedhura. Ato do të zhduken me shpejtësi të madhe”, - theksoi kreu i qeverisë në fjalën e tij. Ministria e Mjedisit bashkë me Ministrinë e Ekonomisë kanë përpunuar një platformë, ku do të përcaktohet se çdo të bëjnë individët me veturat e tyre kur kërkojnë t’i flakin.” Gjithashtu kryeministri vlerësoi të rëndësishme nxitjen e një fushatë ndërgjegjësimi në shoqëri për rëndësinë e mjedisit dhe kujdesin ndaj tij. Për këtë ai e vlerësoi të vyer punën e mësuesve që në vitet e para të shkollës, duke u bërë thirrje për inicimin e një lëvizjeje të fuqishme, që të përmbyset një psikologji që pajtohet me këtë të keqe. “Së dyti, zoti ministër i Mjedisit, unë pres sa më shpejt vendimin për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në Republikën e Shqipërisë. Ku hedh sytë, ato të dalin si kartolina turpi. Unë u bëj thirrje medieve, shkollave, arsimtarëve, mjekëve, infermierëve, qytetarëve ta bëjmë këtë një çështje kryesore të jetës sonë të përditshme”, - porositi fillimisht kreu i qeverisë. Në vijim ai lajmëroi se kryetarët e komunave dhe bashkive do të kenë sanksione nga më të rëndat deri edhe në shkarkim ekzekutiv nga detyra, në qoftë se nuk marrin masa për mirëmbajtjen e territorit të tyre. “Detyra e parë e çdo amvise dhe zoti shtëpie është të pastrojë shtëpinë që në mëngjes. Ndaj edhe ligji do të amendohet. Kryetari i komunës, i bashkisë, që është edhe qendër e fuqishme, i cili ka edhe zëvendës, në kohën kur është në detyrë nuk ka asgjë më të rëndësishme e kryesore se kjo, pra pastrimin e territorit, të shtëpisë. Nëse nuk e bën, do t’i vëmë tabelën dhe një sërë sanksionesh, pasi nuk mund të ecim më në këtë mënyrë”, - tha Berisha. Me qëllim mbajtjen pastër të mjedisit, kryeministri porositi edhe ministrin e Arsimit dhe arsimtarët që kjo çështje të jetë pjesë e edukimit të fëmijëve që në klasë të parë. “Është shumë e domosdoshme që kjo edukatë të fillojë që në klasën e parë, pasi nuk ka rëndësi t’u mësojnë për stronciumin apo moldemin, është një mijë herë më mirë t’u mësojmë se çdo të thotë të kemi ambient të papastër. Kemi 500 mijë fëmijë, pa llogaritur studentët, të cilët duhet t’i bëjmë promotorë të një Shqipërie e mjedisi tjetër”, - përfundoi shefi i ekzekutivit.
Ndryshimet në ligjin e ri për qarkullimin
Ai që ndot më shumë ambientin do paguajë më shumë për makinën
Taksa e re e ambientit për automjetet, parashikon një rritje të ccmimit të karburanteve, të cilat shkojnë direkt në buxhetin e shtetit. Parimi i ndjekur nga Financat për këtë ndryshim është ai i përdorimit të makinës. Pra, taksë qarkullimi duhet të paguajë më shumë ai që qarkullon më shumë. Dhe ai që qarkullon më shumë, konsumon më shumë karburant. Aktualisht, një makinë me benzinë paguan 7 mijë lekë në vit taksë qarkullimi dhe 2400 lekë taksë regjistrimi. Ndërsa një makinë me naftë paguan 10 mijë lekë taksë qarkullimi dhe 2400 lekë taksë regjistrimi. Kjo pavarësisht sasisë së kilometrave që ata bëjnë në një vit. Ka një lloj barazie, e përdor ose jo makinën, një pronar i një mjeti me naftë duhet të paguajë 12.4 mijë lekë taksa në vit, ndërsa një me benzinë, 9.4 mijë. Në projektin e ri Financat kanë propozuar që të krijohet diferencimi. Ata propozojnë që këto dy taksa të hiqen dhe të shtohet taksa për karburantet. Duke qenë se makinat ndotin ambientin, financat kanë propozuar rritjen e taksës së karbonit. Aktualisht, taksa e karbonit është 1.5 lekë për litër për benzinë dhe 3 lekë për litër për naftën. Shtesa e re mendohet të jetë rreth 5 lekë për litër. Në këtë mënyrë, ata që konsumojnë më shumë karburant, pra makinat që qarkullojnë më shumë dhe ndotin më shumë, do të paguajnë më shumë taksë karboni. Kjo logjikë edhe për cilindratën. Sa më e madhe dhe e fuqishme të jetë makina, aq më shumë konsumon, aq më shumë ndot dhe aq më shumë duhet të paguajë..