Lambrinidis: Tirana të zbatojë paktin detar me Greqinë
PRISHTINE- Ministri i Jashtëm i Greqisë përsërit thirrjen Shqipërisë për të implementuar marrëveshjen e paktit detar. Mesazhi i Stavros Lambrinidis është bërë nga kryeqyteti i Prishtinës.
“Kjo marrëveshje është e nënshkruar nga dy shtete të lira, prandaj presim që kjo marrëveshje të implementohet”, ka thënë Lambrinidis pas vizitës që ka pasur me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë. Duke iu referuar vizitës në Trianë, e paralajmëruar për 12 shtator, Lambrinidis shtoi se po shkon në Shqipëri për t`iu dhënë përkrahje perspektivës së anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.
“Ne dëshirojmë që Shqipëria të jetë sikur vendet në rajon, në një pozitë që të jetë një vend kandidat. Ne dëshirojmë që Shqipëria të ketë perspektivë dhe ardhmëri në BE. Kemi investuar shumë në rajon dhe vazhdojmë të investojmë aty dhe të kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë”, ka thënë Lambrinidis, citon gazeta kosovare online "Express".
Më 28 prill 2009 Shqipëria dhe Greqia ministri i jashtëm ( i atëhershëm) Lulzim Basha dhe ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis firmosën marrëveshjen për "Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Sipas kësaj marrëveshjeje Greqisë do i dhuroheshin një sipërfaqe rreth 354. 4 km 2 sipërfaqe ujore në detin Jon, pjesë e ujërave territorialë të shtetit shqiptar. Më 26 janar 2010 Gjykata Kushtetuese, e vënë në lëvizje nga PS, rrëzoi, me votim unanim 9-0, marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, si antikushtetues.
(s.g/BalkanWeb)