E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari, një persona merr peng një autobus

Lovech - Të paktën 45 pasagjerë autobusi janë marrë peng sot në Bullgari. Tridhjetë e tre vjeçari detyroi shoferin e autobusit të ndalonte në një pikë karburanti pranë qytetit Lovech, 125 kilometra në lindje të Sofjes, dhe më pas kërkoi takim me gazetarët dhe oficerët e policisë, thuhet në deklaratën e rastit të forcave të rendit. Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk është i plagosur. Autobusi udhëtonte nga Sofja drejt Varnës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›