Gates: Afganistani sfidë për SHBA-në
Uashington -Afganistani është sfida më e madhe ushtarake të SHBA-së, ka deklaruar sot sekretari i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates, i cili paralajmëroi se edhe Iraku paraqet një rikthim potencial të ditëve të vështira për trupat amerikane. Gates, i cili u paraqit përpara komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u tha deputetëve se përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga dhuna kanë qenë të mëdha.
''Nuk ka dyshim se sfida jonë më e madhe ushtarake është Afganistani'', deklaroi Gates. ''Presidenti Obama ka bërë të qartë se Afganistani duhet të jetë përparësia jonë kryesore'', theksoi sekretari i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates.