E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani pret ndryshimin e qëndrimit nga SHBA

Teheran -Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Gholam Hossein Elham,deklaroi sot Irani pret një ndryshim konkret të politikës amerikane, pasi presidenti amerikan Barack Obama u shpreh i gatshëm për ndryshimin e marrëdhënieve aktuale me regjimin, nëse ky i fundit ishte i gatshëm për bashkëpunim.

''Ne presim ndryshime konkrete nga presidenti i ri amerikan Barack Obama'', deklaroi Elham cituar nga agjencia e lajmeve Isna duke shtuar se ''Irani është në pritje për të parë nëse këto ndryshime do të ndodhin apo jo''-citon zëdhënësit agjencia e lajmeve ISNA. Zëdhënësi komentoi propozimet e presidentit amerikan, Barack Obama gjithashtu dhe të ambasadores së re amerikane të OKB-së Susan Rice. Kjo e fundit përmendi një diplomaci të fortë gjë që nënkupton një diplomaci direkte përmes Teheranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›