Ambasadorja SHBA në Serbi: Statusi i Kosovës, i zgjidhur
BEOGRAD- SHBA-ja ka një qëndrim shumë të fortë rreth pavarësisë dhe integritetit të Kosovës dhe beson se çështja e statusit është zgjidhur. Kështu është shprehur Ambasadorja Amerikane në Beograd, Mary Warlick, në një intervistë për mediat serbe.
"Do të donim që Serbia ta gjejë rrugën që të ecë më tutje në marrëdhëniet me Kosovën dhe të fokusohet në çështjet e përditshme, si dogana, gjyqësia, dritat, që të përmirësohet cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve të Kosovës", ka thënë Warlick, në një intervistë për gazetën beogradase “Blic”.
Sipas znj. Warlick "SHBA-ja konsideron se është në interesin madhor të Serbisë, që në dritën e qëllimit të rëndësishëm të përfshirjes në BE, të gjejë rrugën që të ecë përpara në marrëdhëniet me Kosovën".
Lidhur me rolin e Serbisë në rajon, Ambasadorja Warlick ka deklaruar se vendet e rajonit duhet të mbështesin njëri-tjetrin për t'i realizuar aspiratat e përbashkëta.
"Serbia ka rol shumë të rëndësishëm dhe ne e ndihmojmë atë në zgjidhjen e disa problemeve me fqinjët. Konsiderojmë se është në interesin e Serbisë dhe të vendeve të tjera në rajon, që të përkrahin njëri-tjetrin, në mënyrë që ta arrijnë qëllimin e përbashkët të hyrjes në BE dhe në organizatat euroatlantike", ka theksuar Ambasadorja e SHBA-së në Beograd.
(e.n/ata/BalkanWeb)