Bullgari, sekuestrohen 20 kg kokainë

Policia bullgare në bashkëpunim me doganën gjermane, sekuestroi sot 20 kilogramë kokainë, bëri të ditur Ministria e Brendshme bullgare.
Droga e bllokuar në Pazarxhik ishte fshehur në një pompë hidraulike, ndërkohë që është ndaluar një trafikant bullgar, 29 vjeç, në Pazarxhik.
Ai është i dyshuar nga policia për trafik njerëzish dhe vjedhje të makinave. Vlera e drogës kap shifrën e 2,5 milion eurove.