Hyseni: Ideja e Tadic, shumë e rrezikshme

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, deklaroi se ideja e presidentit serb për ndarjen e Kosovës është shumë e rrezikshme dhe mund ta cojë vendin në një konflikt të ri.
Duke folur në një konferencë shtypi në selinë e Kombeve të Bashkuara, ministri Hyseni theksoi se 'loja me kufijtë në Ballkan gjithnjë ka qenë e rrezikshme dhe vazhdon të jetë e rrezikshme".
Skënder Hyseni tha se "cështja e pavarësisë së një vendi, nuk është cështje e rezervuar për gjyq. Ajo është cështje e rezervuar për vendim politik, të bërë nga liderët politikë".