E Diel, 1 Nëntor 2026

Beçaj: Në gjyqësor ka pasur ndërhyrje

Në sistemin gjyqësor ka pasur ndërhyrje, megjithatë sistemi nuk është i korruptuar. Kjo ka qenë dekarata e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj në Konferencën Gjyqësore." Jo rrallë herë ka pasur ndërhyrje në sistemin gjyqësor. Por duhet të ritheksoj se sistemi gjyqësor nuk është i korruptuar, por individë të caktuar në gjyqësor janë korruptuar", u shpreh Beçaj. Ajo theksoi se pavarësia e gjyqësorit është sfidë kryesore e reformës në gjyqësor. Sipas saj, ligjet duhet të zbatohen nga gjyqtarët. Beçaj vlerësoi se i paafti nuk mund të zbatojë ligjet. "I korruptuari anashkalon ligjet. I politizuari nuk ka respekt për ligjin", theksoi ajo. Beçaj ka kërkuar largimin e këtyre elementëve nga gjyqësori. "Toleranca dëmton rëndë imazhin e drejtësisë", argumentoi ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›