E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgaria kërkon linjën e interkonjeksionit

Një tjetër linjë interkonjeksioni e Shqipërisë është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë, dhe këtë herë është ajo Tiranë-Shkup. Bullgarët e kompanisë EMU a.d. kanë mbërritur në Tiranë për një sërë takimesh dhe duket se janë të parët që kanë shfaqur interesin për të marrë këtë koncesion. Linja e interkonjeksionit me Maqedoninë konsiderohet si një ndër linjat më të rëndësishme energjetike për vendin tonë, pasi plotëson rrjetin e transmetimit të energjisë me rajonin dhe nga ana e qeverisë shqiptare është dhënë garancia që kjo linjë të ndërtohet shpejt. Në fund kjo linjë do tu jepet me koncesion kompanive të interesuara, të cilat kanë filluar të aktivizohen në takime. Bullgarët kanë treguar interes tërësor për gjithë sektorin energjetik, përfshi këtu dhe privatizimin e hidrocentraleve që aq shumë janë lakuar nga qeveria për shitjen e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›