Bullgaria mbështet reformën në sistemin e drejtësisë
Autori i Lajmit: red.
Mbërriti dje në Tiranë Ombudsmani Parlamentar për të Drejtat e Njeriut i Republikës së Bullgarisë, Ginyo Ganev. Ai do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, ndërsa ftesa i është bërë nga homologu i tij, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani. Gjatë takimit me të Ganev theksoi se privilegji i një Ombudsmani është pikërisht fakti se ai nuk ka pushtet administrativ. “Arma më e madhe e një Ombudsmani është presioni i shoqërisë mbi administratën, duke pasur për objekt të punës së tij mirëqeverisjen”, - tha ai. Ganev u prit dje dhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili, pasi i uroi mirëseardhjen, vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike në nivel parlamentar midis dy vendeve tona dhe inkurajoi zgjerimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat, sidomos në fushën e drejtësisë dhe integrimit evropian. Presidenti Topi vlerësoi institucionin e Avokatit të Popullit në vendin tonë. “Institucioni i Avokatit të Popullit në Shqipëri e ka fituar tashmë fizionominë e tij të qartë dhe ushtron funksionet e veta ligjore e kushtetuese në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të efektshme”, - tha ai. Duke u ndalur në zhvillimet më të fundit në vend dhe zgjedhjet parlamentare të qershorit, Kreu i Shtetit shprehu vullnetin për të zhvilluar zgjedhje me standarde. Nga ana e tij, Avokati i Popullit të Bullgarisë siguroi për vazhdimësinë e mbështetjes së vendit të tij në drejtim të reformimit të drejtësisë dhe forcimit të institucioneve, në përmbushjen e aspiratave integruese të vendit tonë, si dhe shprehu gatishmërinë e Bullgarisë për të ndarë përvojën integruese të Bullgarisë në NATO dhe BE.
Ky lajm është publikuar: 30/05/2009