“Zgjedhjet, tregues i rëndësishëm për integrimin”
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, znj. Fiona Mekiluam, e cila paraqiti letrat kredenciale. Kreu i Shtetit, pasi bëri një përshkrim të shkurtër të zhvillimeve më të fundit dhe situatës parazgjedhore në vend, fuqizimit të institucioneve të pavarura kushtetuese e përmbushjes së aspiratave integruese të popullit shqiptar, e siguroi ambasadoren britanike për mbështetjen e plotë si President i Republikës dhe të institucioneve shtetit shqiptar gjatë misionit të saj në Shqipëri. Ambasadorja Mekiluam, nga ana e saj siguroi se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Shqipërinë në të gjitha nismat e saj, nënvizoi se zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat mes dy vendeve tona do të jetë objektivi kryesor i punës së saj në Shqipëri. Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën e qetë dhe për realitetin e ri gjeopolitik në Ballkan, ku pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të ri të Kosovës, si dhe anëtarësimit të Shqipërisë e Kroacisë në NATO, mbizotëron klima e bashkëpunimit dhe dialogut politik në funksion të orientimit euroatlantik të të gjitha vendeve të rajonit dhe zhvillimit të përbashkët ekonomik. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët se zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit 2009, do të jenë një tregues mjaft i rëndësishëm për integrimin e ardhshëm të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe se është shumë e rëndësishme që ato zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme e sipas standardeve perëndimore.
Ky lajm është publikuar: 30/05/2009